Finalizohet me sukses Akademia Rajonale per Demokraci

E Marte, 01 Dhjetor 2015

Programi i Akademisė Rajonale pėr Demokraci, uli dje siparin nė Beograd pas njė eksperience pozitive tre vjecare. Njė nga eventet mė tė rėndėsishėm rajonale mblodhi sė bashku mbi 150 udhėheqės tė rinj nga shtatė vendet e Ballkanit, falė bashkėpunimit tė shkollave respektive tė studimeve politike.
Gjatė katėr ditėve tė seminarit pėrmbyllės tė gjeneratės 2015 si dhe konferencės finale, u ulėn sė bashku mė shumė se 70 tė rinj, qė pėrfaqėsojnė partitė politike, organizata tė shoqėrisė civile si dhe media nga shtatė vende tė Ballkanit Perėndimor.

Nė pėrfundim tė eventit, rektori i Akademisė, z. Pierre Mirel u dorėzoi pjesėmarrėsve certifikatat e nėnshkruara gjithashtu nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Evropės, z Thorbjorn Jagland.

Mė tepėr detaje mbi akademinė dhe pjesėmarrėsit e saj mund tė gjeni nė www.radwb.eu